Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Gjykata gjermane lejon Tesla-n që të presë pemët për fabrikën e ardhshme

Një gjykatë gjermane vendosi që për hapësirën e fabrikës së parë të makinave elektrike Tesla në Evropë të mund të vazhdohej me prerjet e pemëve, megjithëse më parë kishte pezulluar punën përgatitore.

Gjykata e Lartë Administrative për rajonin Berlin-Brandenburg vendosi një javë pasi gjykata ndaloi fillimin e ndërtimit për të shqyrtuar çështjen, pasi një grup mjedisor kundërshtoi një vendim të gjykatës më të ulët se Tesla mund të vazhdojë të presë pemët.

Miratimi përfundimtar për uzinën ende nuk është dhënë, komenton AP.

Në mesin e vitit 2021, Tesla tha dëshiron të fillojë prodhimin e 150,000 makinave elektrike në vit në këtë vend dhe më vonë të rrisë prodhimin në gjysmë milioni në vit.

Kompania me bazë Palo Alto, California (USA) njoftoi në nëntor se kishte vendosur të ndërtonte fabrikën e saj të parë evropiane në Gruenheide, në lindje të kryeqytetit gjerman.

Ndaj, shoqata gjermane e industrisë përshëndeti vendimin e ri të gjykatës.

Holger Loesch i shoqatës tha se ishte “një sinjal i rëndësishëm për Gjermaninë si një vend investimesh.”

Ai mbrojti një diskutim të gjerë për planifikimin dhe miratimin e projektit në Gjermani, pasi procedurat për ta bërë këtë “janë bërë një pengesë serioze për investimet ndër vite”. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts