728 x 90 Leaderboard

Gjukanoviç, bardh e zi: amerikanët e vlerësojnë si antirus, TASS e quan “Mugabe”

Rusët nuk e falin Milo Gjukanoviçin që u zgjodh President i Malit të Zi për herë të dytë. Agjencia shtetërore ruse e cilëson Gjukanoviçin si një “Mugabe” i Ballkanit që vazhdon në pushtet përjetë.

Është shumë interesante në mediat botërore analiza apo gjykimi i zgjedhjeve malazeze. Ata janë diametralisht të kundërta.

Ndërsa mediat amerikane e cilësojnë si “njeriu që i tha jo Rusisë dhe e futi vendin në NATO”, rusët e cilësojnë një “dikator të pashpirt”.

Asociatet Press, agjencia amerikane e lajmeve thekson se Gjukanoviç “u zgjodh pa patur nëvojë për balotazh dhe u zotua për të mbajtur vendin e vogël ballkanik në rrugën evropiane, dhe atë të NATO-s”.

Sipas rezultateve paraprake të fundit, Gjukanoviç arriti të marrë 53.8 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i tij kryesor, Mladen Bojaniç fitoi 33.5 për qind.

“Votimi i së dielës, i pari që kur Mali i Zi u bashkua me aleancën ushtarake perëndimore në dhjetor, u pa si një provë për Gjukanoviç, i cili favorizon integrimin evropian kundrejt aleancës me aleaten tradicionale Moskën”, shkruan AP.

Ndërsa TASS e Rusisë, e cila raportoi në lidhje me fitoren e Gjukanoviçit, vuri në dukje se ai ka premtuar se do të mundësojë Malin e Zi që të bashkohet me BE deri në fund të mandatit të tij 5-vjeçar në detyrë.

Agjencia gjithashtu vërejti se “Gjukanoviç ka qenë në pushtet në Mal të Zi për 27 vjet – që nga viti 1991 – dhe se numri mund të arrijë 32 vjet deri në fund të këtij mandati të ri”.

Në lidhje me këtë, TASS e krahasoi atë me ish-liderin e Zimbabves, Robert Mugabe, i cili kaloi 40 vjet në pushtet. /tesheshi.com/

 

Related posts