Auto Dak
Auto Dak

GJUHA/ Literalja mund kontekstualen, “tërmet” në mazhorancë: dorëhiqet kryebashkiakja e Durrësit

Valbona Sako, kryebashkiakja e re e Durrësit që pasoi Vangjush Dakon, ka dhënë dorëheqje duke mospërballuar një presion publik të saj për shkak të një deklarate me subjekt viktimat e tërmetit.

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, kumton Sako në faqen e saj në FB.

E gjitha ka ardhur pas një deklarate të saj si “e kënaqur me 50 viktima”, thënë në kontekstin e asaj që mund të kishte patur shumë më tepër se kaq. Mirëpo një pjesë e opinionit, kryesisht ata të pozicionuar politiksht, janë kapur te literalja dhe jo kontekstualja e deklaratës, duke e sulmuar ashpër në rrjete.

Tashmë do kemi një tjetër bashki të madhe pa kryebashkiak të dalë nga 30 qershori, pas asaj të Shkodrës. Eshtë gjithashtu dhe Vora. Por mbetja e qytetit të dytë të madh të Shqipërisë pa njeriun e zgjedhur mbi krye, e për më tepër këto kohë të vështira me pasoja dramatike nga tërmeti, është dhe një tërmet plus për mazhorancën. /tesheshi.com/      

 

auto pjese dak

Related posts