728 x 90 Leaderboard

Gazsjellësi TAP: nisin punimet për seksionin detar, 37 kilometra në ujërat shqiptare

Ekonomia shqiptare, falë gazsjellësit TAP do të ketë një injektim prej afro 1 miliard eurosh në dy dekadat e ardhshme. Kryeministri Rama i pranishëm në nisjen e punimeve për seksionin detar të TAP-it që do të sigurojë lidhjen e gazsjellësit me Italinë, theksoi rëndësinë e madhe që ka ky projekt për perspektivën e ekonomisë shqiptare.

“Falë gazsjellësit, ekonomia jonë do përfitojë afro 1 miliard euro injeksion në dy dekadat e ardhshme dhe këtë e thotë një studim i Universitetit të Oksfordit”, theksoi kryeministri duke vënë në dukje edhe aspektin social të të gjithë programit të investimeve të TAP për komunitetin. Rama nënvizoi edhe perspektivën që hapet për krijimin e një tregu të ri, një industrie të re në Shqipëri, që pa TAP, siç tha ai do të ishte e pamundur të projektohej. “Të gjitha këto e kthejnë TAP jo thjesht një investim strategjik, por në një forcë shtytëse historike për ekonominë shqiptare, për ekonominë e së ardhmes”, theksoi kryeministri Rama.

Projekti ka përfunduar tashmë në 80% të tij dhe sot nis faza tjetër, ajo e krijimit të lidhjes me anën tjetër, Italinë.  Kjo lidhje detare ka një gjatësi prej 37 kilometrash në ujërat territorialë shqiptarë dhe 25 kilometër në ujërat italiane,  dhe rreth 43 km të tjerë në ujëra ndërkombëtare. /tesheshi.com/

 

 

Related posts