Gaza: natë lufte mes Izraelit dhe Hamasit

Një qetësi nën tension ka mbizotëruar të martën në Rripin e Gazës, pas një shkëmbimi të ashpër zjarri natën e kaluar në mes të Hamasit dhe ushtrisë izraelite, shkaktuar nga një raketë që ra mbi një shtëpi në veri të Tel Avivit, duke plagosur shtatë persona.

Kjo bëri që ushtria izraelite të nisë një sulm në Rripin e Gazës, “frymëzuar” dhe nga ajo çka ndodhte paralel në Uashington, ku Trump i “dhuronte” Izraelit Lartësinë Golan, shoqëruar dhe me deklaratën e të drejtës për vetëmbrojtje.

Sulmet izaelitenë Gaza vijuan përgjatë gjithë natës, deri në arritjen e një armëpushimi mes palëve. Por nga Izraeli kjo është rrëzuar poshtë.

Ministri izraelit i Sigurisë Publike, Gilad Erdan, tha se sulmet ndaj Hamasit do të vazhdojnë dhe se armëpushimi është një thashethem. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts