Fuqia e fotografisë: njeriu që po mbytet (një rrëfim plot dhimbje)

Kur ekuipazhi i Sea-Watch 3 mori një telefonatë nga një barkë inflatable nga brigjet e Tripolit, fotografi Alessio Paduano qëlloi shumë afër për të regjistruar ngjarjen.

Këtu ai përshkruan se si kapi momentin kur një njeri që po kalonte Detin Mesdhe nga Libia për në Evropë u nxorr nga uji i detit në vend të sigurtë.

“Ishte ora 11.30 dhe ishim 30 milje nga Libia, do të thotë në ujërat ndërkombëtare. Pasi pashë një barkë inflatable me emigrantë në të, Sea-Watch 3 nisi dy anije shpëtimi, ndërkohë që unë isha brenda njërës prej tyre. 

Ishte një situatë dramatike dhe pas lundrimit nëpër det për disa qindra metra filluam të dëgjojmë ulërima njerëzish që vinin nga kudo. Britmat bëheshin edhe më të qarta në heshtjen e detit. 

Njerëzit notonin në ujë me gjithë forcën e tyre për të qëndruar në det, dhe një prej tyre kishte fatin që të ishte shumë afër nesh. Ai mezi mbante kokën e tij mbi ujë. 

Kur bëra fotografinë, dëgjova frymëmarrjen e tij duke u ndërprerë nga uji që po hynte në gojën e tij. Tingujt e kësaj frymëmarrjeje kanë mbetur ende në kokën time. Si një qenie njerëzore unë gjithmonë shpresoja të mos marrë pjesë në skena dramatike, por si foto-gazetar nuk mund të rezistoj të jem një dëshmitar i asaj që shoh, edhe nëse puna nuk shkon mirë.

Ishte një moment emocional i fuqishëm, por për fat të mirë pas një kohe barka jonë e shpëtimit iu afrua personit pothuajse të mbytur, dhe ekuipazhi i Sea-Watch 3, pa ndonjë përpjekje të vogël, arrite ta nxjerrte atë nga deti”, përfundon rrëfimin e tij fotografi Alessio Paduano. /tesheshi.com/