Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Ftesa për vaksinim mbërriti shumë vonë: Doris Hobday vdiq

Një nga binjaket më të vjetra të Britanisë vdiq nga COVID-19 pasi ajo dhe motra e saj u infektuan në fillim të janarit.

Doris Hobday, 96 vjeçe, vdiq më 5 janar, vetëm disa ditë pas një testi  pozitivi për virusin Sars-CoV-2. Kjo ndodhi dy ditë para se një letër të mbërrinte në shtëpinë e saj në Tipton, West Midlands, duke e kërkuar që të merrte dozën e parë të vaksinës së koronavirusit, shkruan Guardian.

Motra e saj Lil Cox kaloi dy javë në spital me oksigjen, antibiotikë dhe steroid, por ajo mbijetoi, thanë familja e tyre.

“Të dyja ishin të forta para se t’i infektoheshin, ishin të vendosura të jetonin 100, ata mezi po e prisnin …”, thotë një anëtar i familjes.

Lajmi për vdekjen u njoftua këtë mëngjes në “Good Morning Britania”, një shfaqje në të cilën Cox dhe Hobday u shfaqën dy herë.

Familja u bëri thirrje njerëzve të marrin seriozisht pandeminë e koronavirusit.

“Doris ishte vetëm disa javë larg që të ishte e sigurt! Meqenëse letra që e ftonte atë për t’u vaksinuar mbërriti dy ditë pas vdekjes së saj … nëse ju ofrohet vaksina, ju lutem pranoni, mos refuzoni … ”, shprehet familja. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts