728 x 90 Leaderboard

Frika nga trafiku në ditën e parë të shkollës, Rrugorja e Tiranës: për të mirën tuaj, lërini makinat!

E hëna pritet të jetë një ditë “tmerri” për trafikun në Tiranë. Nisja e vitit të ri shkollor, më gjasë do të japë efekt në terren në fluksin e automjeteve dhe ndaj, Policia Rrugore e Tiranës iu është lutur njerëzve që ta shmangin sa munden makinën.

Policia Rrugore iu bën apel gjithë drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa më shumë të munden përdorimin e autoveturave, të përdorin shërbimin publik për të çuar fëmijët e tyre nëpër shkolla, pasi ajo është në funksion të të gjithë përdoruesve dhe të gjithë fëmijëve dhe në funksion të të gjithë trafikut për një rrjedhshmëri normale”, u tha nga Rrugorët e kryeqytetit. /tesheshi.com/

 

Related posts