Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

“Freskia” që vjen në mes të vapës: revista me e re e shqiptarëve të Preshevës

“Freskia” është një revistë e re e promovuar këto ditë Preshevë, dhe pikërisht në ambientet e Shoqatës Kulturore “Dituria”.

Mes shumë të ftuarve të zgjedhur, ishin Alixhemal Salihu, prof. i gjuhës shqipe nga Presheva dhe dr. Zeqirija Ibrahimi, albanolog.

Prof. Ali Xhemali, foli lidhur me përmbajtjen e revistës, duke u ndalur në lëshimet gjuhësore dhe nevojën e përdorimit të leksikut të pastër nga gjuha e pasur shqipe. Ai përmendi rëndësinë që ka zhvillimi i jetës kulturore në Luginë të Preshevës, me shpresë se sado pak do të kontribuoj edhe botimi i kësaj reviste në këtë drejtim.

Ndërsa Zeqirija Ibrahimi foli mbi rëndësinë që duhet të ketë kjo revistë për shqiptarët e Luginës së Preshevës. “Është kënaqësi që po bëhet një botim i kësaj natyre këtu në Luginë të Preshevës. Tematikat e përfshira në revistë, duhet të përfshijnë aktualitetet që kanë të bëjnë me jetën e shqiptarëve të Luginës. Profili i revistës duhet të dallohet me shkrime nga fusha që e prekin traditën fetare në pajtim me trashëgiminë nacionale shqiptare”, tha Ibrahimi. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts