728 x 90 Leaderboard

Francë: gruaja dënohet me 6 muaj burg se nuk zbuloi fytyrën

Një gjykatë në Toulouse të Francës ka dënuar me 6 muaj burg një grua vetëm se ajo ka refuzuar të zbulojë fytyrën (nikabin).

Gruaja muslimane nuk ka zbatuar urdhërin e një polici që i ka kërkuar të zbulohet dhe për këtë është denoncuar në prokurori.

Gjykatësi e dënoi me akuzën e “kërcënimit me vdekje” ndaj agjentëve të policisë. Avokati i gruas 37-vjeçare tha se do ta apelojë menjëherë, pasi vendimi s’ka as bazë logjike e as ligjore.

“Klientja ime nuk ka bërë asnjë kërcënim, thjesht nuk ka ndjekur kërcënimin e një zyrtari që ka shkelur haptazi ligjin”, tha avokati. /tesheshi.com/

 

Related posts