FOTOJA/ Kreu i ri KMSH-së: intervistë me gazetarin apo gylenistin Lutfi Dervishi?

Kreu i ri i KMSH-së, Bujar Spahiu, i zgjedhur në krye të këtij institucioni mes një zhurme brenda dhe jashtëkomunitare ku molepseshin çështje sektare e politike bashkë, dha të parën intervistë. Ndodhi në “Përballë” më gazetarin Lufti Dervishi, në ekranin e RTSH-së.

Nuk dihet nëse ajo e Dervishit ka qenë oferta e parë ndaj Spahiut për një intervistë televizive, ndërkohë kur ka një garë të ethshme moderatorësh se kush prej tyre do e ketë në studio “njeriun e ditës”.

E pra nuk dihet se nga disa syresh, kreu i ri i muslimanëve shqiptarë zgjodhi pikërisht Lufti Dervishin dhe hapësirën e tij komunikative, e cila gjithsesi, pavarësisht kualitetit gazetaresk të këtij të fundit, nuk është në top-listën e emisioneve më të ndjekura të debateve. Por ka një koiçidencë që edhe kjo nuk dihet nëse ka rrënjë kompromentuese. Sepse, në një rast të tillë shtrohet pyetja nëse Spahiu ishte përballë një gazetari apo një gazetari-gylenist?

Vetë kryetari i ri është paragjykuar si i tillë, por fetarisht nuk mund të jepen definicione nëse nuk ka të fakte dhe të dhëna të qarta e qartësisht të vërtetueshme. Spahiu ka një performancë në ushtrimin e detyrës për vite në KMSH, e cila e mban larg këtij cilësimi, që tashmë, në kontekst të disa zhvillimeve, jo aq fetare por politike, ka marrë dhe një konotacion negativ. Nisur nga okultizmi i në mendim e veprim që është karakteristike për FETO-n, e fakti se akuzohet për goditje të rendit kushtetuese – grushti i dështuar i shtetit në korrik 2016 në Turqi – kjo organizatë që është themeluar dhe udhëhiqet nga kleriku Fetyllah Gylen, është e keqgjykuar tashmë dhe në rrafsh komunitar. Ndaj dhe zgjedhjet për kreun e ri të KMSH-së, u përfshin dhe nga ky dimension (para)gjykues.

Megjithatë, ka një verset kuranor që e cilëson “paragjykimin edhe më të rëndë se vrasja”, duke qenë se aty gjenden dhe rrënjët e një padrejtësie që më pas mund të vijojë zinxhir deri dhe me viktima fizike e morale bashkë. E në këtë prizëm, Spahiu duhet “të ndihet i qetë nga gojët” brenda komunitetit që udhëheq, gjersa do gjykohet e provohet nga veprimet, praktikat, politikat që do ndjekë, e jo për atë çka në zemër.

Megjithatë, ka diçka “ngacmuese” në faktin se përballjen e parë e ka me një gazetar të përfolur si i afërt me lëvizjen Gylen në Shqipëri, ku të rekrutuarit janë nga shumë fusha, përfshirë politikën, biznesin, median dhe jetën intelektuale.

Në foton kryesore të shkrimit, Lufti Dervishi është në një gosti me një ndër kokat e Gylenit në Shqipëri, Nuh Tokçelik, drejtuesi i Shtëpisë Botuese Prizmi, e cila është marrë ekskluzivisht me përkthimin dhe publikimin e librave të Gylenit në shqip. Me ta janë dhe dy emra të të tjerë të njohur, Mentor Kikia dhe Andi Tela. Ndryshe nga këto dy të fundit – Kikia është dhe i vetshpallur si ateist – Lut Dervishi ka qenë një ish-i afërt me jetën xhematore në xhamitë e Tiranës, e kjo mund t’i dallohet qartë nga kultura islame që posedon, reflektuar në artikulimin e pyetjeve.

Edhe njëherë, mundet që e gjitha të ketë qenë një koinçidencë, pa u paragjykuar as kryetari Spahiu e as gazetari Dervishi.

Fotoja mund të jetë një fakt, por jo domosdoshmërisht dhe një argument. /tesheshi.com/      

 

auto pjese dak

Related posts