728 x 90 Leaderboard

Fotoekspo nga “Tërheqja e madhe”: Kur qindra e mijra serbë gjetën strehë në Shqipëri

Nga Ylli Pata

Duka serb është i futur në një kabinë të ngushtë, i sëmurë rëndë, ndërsa katër ushtarë të rraskapitur e mbajnë në krah.

12032532_10207464288627667_1223130298_n

Diku më tej është Esat Pasha, beu i Tiranës dhe Durrësit që kapërdiset me mbretin serb në Shqipëri në Luftën e Parë Botërore.

Këto janë disa nga imazhet që u ekspozuan të enjten në një kënd të jashtëm të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, si nismë e Auron Tares, të apasionuarit pas historisë që do të sjellë në vëmendjen e shqiptarëve faktet dhe artefaktet e Luftës së Madhe që e ktheu Shqipërinë në një shesh beteje.

Por në fakt, rasti i sotëm është një reflektim, ku serbët dhe shqiptarët flasin për ngjarje të 100 vjetëve më parë ku palët u vranë e u prenë, por pati edhe episode ku nuk ia kaluan keq.

Përshembull, mirditorët që pritën ushtrinë serbe gjatë tërheqjes pasi lanë kockat nga ushtria e Perandorisë Austro-Hungareze dhe Esat Toptani, një filoserb i deklaruar që e nisi dhe e bitisi me një marrëdhënie të mirë me Beogradin.

Por nuk ishin vetëm banorët e Mirditës, të cilët të nxitur nga Kapidani Markagjoni u hapi dyert serbëve, por edhe Esat Pasha që i mirëpriti në Tiranë dhe Durrës.

Pas vrasjes së Dukës Ferdinand, princit të Austro-Hungarisë, akt që ndezi Luftën e Parë Botërore, ushtritë e Boshtit Qendror (Gjermania, Austro-Hungaria dhe Bullgaria) pushtuan Beogradin.

12033625_10207464295427837_597810104_n

Serbët, së bashku me mbretin Petar, ia mbathën në Shqipëri, duke u fshehur maleve gërxheve. Një episod që në historiografinë serbe quhet si “Tërheqja e Madhe” dhe sipas tyre kanë humbur jetën rreth 200 mijë serbë, kryesisht nga uria dhe ftohti, pasi përgjithësisht askush nuk i preku, përveç atyre që ambasadori serb në Tiranë i quajti si “ekstremistë”.

Dhe duhet pasur parasysh se Shqipëria ishte nën influencën e Vjenës në atë kohë.

Auron Tare, duke folur për tesheshi.com, e cilëson nismën e tij si një rast thjesht për ta njohur historinë e një lufte që tronditi botën, por që në Ballkan pati terrenin e madh të veprimtarisë së saj.

Tare ka marrë një nismë që të sjellë fakte nga kalimi i të gjithë ushtrive të huaja në territorin shqiptar gjatë asaj kasaphane. Dhe nuk kanë qenë pak: Nemcja (austro-hungarezët), italianët, serbët, francezët, bullgarët, grekët.

Tare e shikon ekspozitën e tërheqjes serbe si një ngjarje me rëndësi nga ana dokumentare. Dhe në fakt ka arsye për këtë. Fotografi i këtyre imazheve me shumë vlerë është Riste Marjanoviç, një gazetar shumë i njohur, i cili pas përvojës pranë ushtrisë serbe u emërua në Vjenë si kryeredaktor i edicionit europian të New York Times-it, i famshmi International Herald.

Kurse ambasadori i Serbisë në Shqipëri, Miroljub Zariç, e quan një rast të rëndësishëm këtë ekspozite, për të cilën thotë se ka edhe paksa aspekt emocional. “Gjyshi im dhe ai i gruas sime, kanë marrë pjesë në tërheqjen e madhe nga Shqipëria”, thotë Zariç, i cili duke sjellë fakte nga ngjarjet e para një shekulli thekson se ka pasur qarqe ekstremiste që kanë sulmuar serbët, por në përgjithësi populli shqiptar i mirëpriti. /tesheshi.com/

Related posts