728 x 90 Leaderboard

Foto të rralla nga epoka komuniste: nga votimet e para “demokratike”, te kurset kundër analfabetizmit

Çdo epokë lë gjurmët e saj në memorien e brezave, mundësuar sidomos nga fotot. Kështu dhe komunizmi, një regjim i rënë prej më pak se 30 vitesh, vijon tërheqë, për disa kuriozitet e për disa nostalgji, sa herë ofrohet si epokë nëpërmjet fotove.

Më poshtë do mund të shihni disa shkrepje të rralla që tregojnë konturet, sidomos ato ideologjike, të asaj epoke.

Te fotoja e përzgjedhur për të qenë kryesore, bie në sy lloji i kutisë së votimit, me një vrimë përballë për t’u futur dora së bashku me votën. /tesheshi.com/

Maliq, 14 shtator 1946. Puna për tharrjen e kënetës.

 

22 tetor 1966: Kombinati i Tekstileve “Mao Ce Dun”, Berat. Faza e parë e ndërtimit.

 

10 mars,1974: inagurimi i hekurudhës Elbasan – Përrenjas.

 

Votimet e 2 dhjetorit 1945, Tiranë.

 

Berat, 12 prill 1980. Tekstilistet e Kombinatit të Tekstileve në stërvitje ushtarake.

 

Kurset kundër analfabetizmit, Peshkopi, 1953.

 

TEC-i, Azotiku, Rafineria e Naftës – Fier, 1970

 


18 mars 1952: kur ndërtohej Kinostudioja në stilin rus.

 

/tesheshi.com/

Related posts