Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

FOTO/ Koronavirusi: ja si do e ndërtojë Kina një spital me 1 mijë shtretër për 5 ditë

Në Wuhan, fokusi i një virusi të ri vdekjeprurës në Kinë, po ndërtohet me shpejtësi një spital me 1.000 shtretër për trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus, nga të cilët 26 vdiqën dhe më shumë se 800 janë infektuar.

Mediat kineze raportuan se spitali mund të përfundonte deri të hënën.

Spitali po ndërtohet në një kompleks të destinuar më parë për punëtorët lokalë, në periferi të qytetit, njoftoi një gazetë shtetërore.

Rreth 35 gërmues dhe dhjetë buldozerë arritën në territorin ku spitali nisi të ndërtohej të enjten natën, për të përfunduar punën deri të hënën.

Disa media njoftojnë se spitali do të ndërtohet brenda 10 ditësh.

Ndërtimi i spitalit do të imitojë përvojën e mëparshme të Pekinit gjatë luftës kundër virusit SARS në 2003, kur një spital u ndërtua për një javë për të trajtuar një të shtatin e të gjithë pacientëve të infektuar.

“Ishte një mrekulli e shkruar në historinë e shkencës mjekësore”, thanë mediat vendase.

Rreth 1.000 punëtorë e ngritën atë spital ku u trajtuan rreth 700 pacientë.

Kina ka rritur aktivitetet antivirus, dhe ndërtimi i një spitali të ri është një prej tyre. Transporti publik është pezulluar në 10 qytete në provincën Hubei, me një popullsi prej 60 milion.

Wuhan, një qytet me 10 milion njerëz nga i cili origjinën virusi, dhe Huangang fqinji me shtatë milion, janë në një izolim total. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts