728 x 90 Leaderboard

Foto dramatike nga “National Geographic”: mbetjet plastike po vrasin planetin

Në edicionin e qershorit, revista “National Geographic” ka publikuar një përzgjedhje fotografish tronditësve që theksojnë sasinë e pafundme të mbetjeve plastike që po mbysin oqeanet e botës, brigjet dhe lumenjtë e saj.

Jeta e egër, në mënyrë të veçantëm kafshët detare, janë në rrezik që të kapen nga mbetjet plastike deri në ngordhje, ose që t’i gëlltisin ato.

Breshka mund të zgjaste kokën sipër ujit për të marrë frymë, por do të kishte ngordhur nëse fotografi nuk do ta kishte çliruar.

 

Plazhistët mbledhin guackat që përdoren normalisht nga gaforret, duke lënë mbeturin

Ngecur në një qese plastike në një landfill në Spanjë, ky lejlek ka një arratisje fatlume – fotografi e liroi atë.

Një qese mund të vrasë më shumë se një herë: kufomat dekompozohen, por jo plastika.

Revista ia ka kushtuar pjesën më të madhe të edicionit këtij problemi: ndotja nga plastika që ne shohim në sipërfaqe ka gjasa të jetë vetëm një pjesë e vogël e asaj që është në oqean.

Mbetjet plastike mund të copëtohen në pjesëza shumë të vogla, që janë më pak të dukshme, por që sërish ndikojnë në jetën detare.

Pasi qese të pastra plastike kanë dalë në lumin Buriganga në Dhaka, Bangladesh, një grua i nder ato për t’i tharë.

Ajo merret me to, ndërsa kujdeset edhe për të birin.

Plastika me gjasa do t’i shitet një ricikluesi lokal. Më pak se një e pesta e të gjithë mbetjeve plastike riciklohet globalisht. Në Shtetet e Bashkuara, kjo shifër është më pak se 10 për qind.

Këto hijena duken tek gërrmojnë në një landfill në Harar, Etiopi.

Kafshët janë përshtatur me një normalitet të ri: ato dëgjojnë kamionët e mbeturinave tek afrohen dhe gjejnë pjesën më të madhe të ushqimit të tyre në mbetjet që ata hedhin në vend-grumbullim.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related posts