FORMULA 1/ 34 vjet më parë: kur legjenda Ayrton Senna u quajt “njeriu i shiut” (video)

Në këtë ditë, 34 vjet më parë, pista e Estorilit në Portugali, do të priste Çmimin e dytë të Madh në Formula 1.

Është paralajmëruar një ngjarje e madhe, pasi Ayrton Senna i Brazilit, një pilot i Lotus-Renault, arriti pozicionin më të mirë të nisjes, i pari në karrierën e tij.

Më përpara, Senna kishte emocionuar me shfaqje të mëdha, siç qe ajo në Monte Karlo në vitin 1984, duke arritur, nën shi, të madhin, kampionin e kohës, Alain Prost.

Për 11 muajt e plotë, 25-vjeçari brazilian priti momentin e hakmarrjes dhe kjo ndodhi më 21 prill 1985, sërish nën shi.

Kur retë e shiut u shfaqën mbi Estorilin, njohësit më të mirë e dinin se kush ishte më i preferuari për këtë mot.

Senna mbajti pozitën e tij të parë që  fillim të garës dhe pastaj rriti avantazhin e tij. Pas xhiros së 10-të, braziliani kishte 13 sekonda avantazh, e pas asaj të 20-të, edhe gjysmë minuti.

Ndërsa konkurrentët fluturonin jashtë nga pista e lagësht, Lotus i zi ecte i sigurt drejt triumfit. Ishte fitorja e parë Ayrton Sennës në karrierën e tij.

Ishte ky momenti që ai do merrte epitetin vlerësues “njeriu i shiut”, duke qenë mjeshtër i pistave të lagura.

Siç dihet, 9 vjet më vonë do kishte një fund tragjik, ku në pistën e Monzës, atë fillim maji, do linte frymën e fundit, pas një karriere brilante, duke e bërë emrin e tij monumental në historinë e Formula 1. /tesheshi.com/   

auto pjese dak

Related posts