728 x 90 Leaderboard

Fleckenstein: Lleshi na rezulton i pastër, e paqartë mosbindja e Metës

Raportuesi i Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein i ka bërë thirrje opozitës që të kthehet në Kuvend për ta bërë aty debatin politik. Diplomati gjerman, i angazhur vitet e fundit me krizat në politikën shqiptare, është përpjekur që ta sqarojë opozitën mbi statusin e saj.

“Unë personalisht mendoj që beteja kryesore duhet të bëhet brenda parlamentit. Kjo është çështje parimi dhe jo për të thënë se cila ka të drejtë dhe cila jo”, tha Fleckenstein.

 I ndodhur në Tiranë dhe gjatë një takim me mediat në “Shtëpinë e Europës”, ai komentoi dhe aktin e presidentit Meta lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshit, duke dhënë të nënkuptuar  se dhe ai nuk është i qartë për “pse”-në e “Jo”-së .

Të gjithë kemi një interes të përbashkët. Duam që Ministria e Brendshme të jetë tërësisht funksionale. Presidenti Ilir Meta nuk ishte i bindur plotësisht. Nuk e di çfarë arsyesh ka Meta por shpresoj në një zgjidhje sa më të shpejtë. Informacionet që kam unë janë të gjitha pozitive. Nga ana tjetër nuk e dimë nëse kemi të gjitha informacionet, sepse presidenti mund të ketë informacione më të thella. Nuk jam unë personi që mund të kritikoj presidentin. Nga organizatat ndërkombëtare di që z.Lleshi pritet mirë, por kjo nuk përjashton informacione të tjera që mund të ketë presidenti”, tha njeriu i Brukselit. /tesheshi.com/

 

Related posts