Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Fjalimi vjetor në PE, Jean-Claude Juncker: Bashkimi Europian ndodhet në krizë ekzistenciale

Bashkimi Europian përballet me një krizë ekzistenciale, tha presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ndërsa njoftoi një seri planesh ekonomike dhe sigurie të nxitura nga vota e Britanisë për t’u larguar nga BE.

Në fjalimin e përvitshëm për gjendjen e unionit, mbajtur në parlamentin Europian, Juncker se të përbashkëtat midis shteteve anëtare të BE-së nuk kanë qenë kurrë në një nivel më të ulët, pasi qeveritë ngado janë më të shpejta ta deklarojnë se çfarë nuk duan nga Brukseli në vend që të punojnë së bashku.

Shefi i Ekzekutivit të BE-së shpreson të gjejë terren të përbashkët, që ndoshta mund të rezultojë iluzion, për planin e nxitjes së fondit të  infrastrukturës së BE-së duke e rritur vlerën në 500 miliardë euro. Juncker kërkon gjithashtu edhe një zbatim të shpejtë të një marrëveshjeje të dakordësuar së fundmi, për të krijuar njësi kufitare dhe bregdetare të BE-së në mënyrë që të kontrollohet më mirë fluksi i emigrantëve që mbërrijnë nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika.

Por, një konflikt i hidhur diplomatik mes Luksemburgut dhe Hungarisë për trajtimin e azilkërkuesve nënvizon në këtë pikë, sesa e vështirë do të jetë gjentja e një marrëveshjeje për krizën e emigrantëve. Të paktën 3,169 njerëz humbën jetën apo u zhdukën në ujërat e Mesdheut në përpjekje për ta arritur në Europë gjatë tetë muajve të parë të këtij viti.

Fjalimi i Juncker vjen vetëm disa ditë përpara se liderët e BE-së të takohen në Bratisllavë për një samit, pa praninë e Britanisë, e ky do të përpiqen të hartojnë rrugëdaljen e BE-së pas votës Brexit.

Martin Schulz, presidenti i Parlamentit Europian që pritet të takohet me kryeministren britanike në Londër, apeloi që Londra të aktivizojë nenin 50 deri në fund të vitit për të sjellë qartësu dhe për të shmangur dobësimin e BE-së. ai hodhi poshtë argumentin e qeverisë britanike se do të ishte më mirë të pritej deri në përfundimine zgjedhjeve në Francë dhe në Gjermani, përpara aktivizimit të nenit 50 në fund të vitit të ardhshëm.

Ndërkaq, në fjalimine Juncker është vënë theksi në idenë se Europa ka nevojë të përqëndrohet në politika praktike: atë të thellimit të tregut të përbashkët dhe zgjerimin e  internetit përmes krijimit të një tregu të vetëm dixhital.

Ekspertët e zhvillimeve në Bruksel thonë se zyrtarët ndjejnë presionin se qeveritë kombëtare hezitojnë të mbrojnë politikat e BE-së dhe ankohen se këto qeveri nuk janë në dijeni të funksionimit të bllokut.

Ndonjëherë, të painformuar për zhvillimet ata thonë se “diçka duhet bërë” për politika që tashmë ekzistojnë, apo që janë në diskutim.

Sipas Schulz, më shumë qeveri kërkojnë të mbledhin përfitimet e BE-së që u pëlqejnë, si financimi bujar për rajonet e varfra, ndërsa injorojnë rregullat që nuk u pëlqejnë. Nëse vendet vazhdojnë të marrin përfitimet dhe të neglizhojnë detyrimet, kjo do të përfundonte me “shkatërrimin e Bashkimit Europian”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts