FJALIMI/ Lincolni dhe Muhamedi: njeriu i AlternAtivA-s, si Preç Zogaj dikur (video)

Ditë më parë u mbajt Konventa promovuese e partisë së re në Maqedoninë Veriore – AlternAtivaA, vijim i projektit BESA, shumë i suksesshëm në fillim, por me një përçarje të befasishme më pas, deri në ç’faktorizim.

Prej fjalimeve në atë Konventë, veçoi ai i njërit prej emrave themelues të kësaj partie, Skënder Rrexhepi, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm, që është prej atyre që edhe në rastin e BESA-s bënte diferencën në llojin e fjalimeve dhe kumteve që përcillte nëpërmjet tyre.

Si për të thënë se dështimi nuk duhet të jetë kursesi arsye për tërheqje, ai solli dy shembuj nga historia, Abraham Lincolnin dhe Profetin Muhamed.

Madje këtë të fundit, që në misionin profetik ka patur dhe shumë material për t’u marrë si referencë politike, e ka përmendur në një rast dhe Preç Zogaj, këtu e vite më parë, kur që krah Ramës gjatë viteve të opozitës, në sfidë me pushtetin e Berishës.

Zogaj shkroi në një artiukull se çdo humbje në dukje i profetit Muhamed, ishte një hap drejt suksesit final, e dë kështu sipas tij duhej t’i trajtonte dhe Rama goditjet që merrte nga Berisha. /tesheshi.com/

Fjalimi i plotë i Sekretarit të Përgjithshëm të AlternAtivA-s, Skender Rexhepi – Zejd gjatë konventës promovuese të ribrendimit të partisë AlternAtivA.

Posted by Alternativa Çair on Tuesday, 12 March 2019

auto pjese dak

Related posts