Edhe pse gjiganti gjerman të futbollit Bayern Munich këtë sezon nuk po shkëlqen në fushë, klubi bavarez në planin e biznesit po thyen rekorde.
Bayern njoftoi se përfundoi vitin e tij financiar me të ardhura rekord.
Të ardhurat totale të Bayernit për sezonin 2017/18 ishin 657.4 milion euro, ndërsa Bayern Munich AG, i cili vepron në mënyrë të pavarur në grupin e biznesit të Bayernit, fitoi 624.3 milion.
Fitimi në nivel grupi ishte 29.5 milionë euro pas tatimit, ndërsa fitimi i Bayern Munich AG arriti në 19.3 milion euro.
“Ne jemi të kënaqur me rezultatet gjatë vitit financiar 2017/18. Vitin e kaluar kemi pasur një konkurrencë, por edhe një vit të mirë biznesi. Këto rezultate janë dëshmi e punës së vështirë të Bordit Drejtues dhe që po jep fryt”, ka thënë presidenti i klubit, Karl-Heinz Rummenigge.
Që në vitin 2002 klubi formoi kompaninë Bayern Munich AG, i cili kujdeset për ekipin profesionist, duke rritur të ardhurat me 355 për qind, nga 176 në 624 milionë. /tesheshi.com/