728 x 90 Leaderboard

Filloi greva më e madhe e pilotëve në historinë e RyanAir

Pilotët e RyanAir, kompanisë më të madhe të avionëve me kosto të ulët në Evropë, filluan grevën më të madhe të tyre në historinë e kompanisë.

Pothuajse 400 fluturime të kësaj kompanie në të gjithë Evropën u anuluan të premten. Greva duhet të zgjasë 24 orë, duke filluar nga e premtja në tre të mëngjesit.

Pilotët e RyAnair nga Irlanda, Gjermania, Belgjika, Suedia dhe Holanda janë protagonistët e grevës, e cila do të godasë 55 mijë udhëtarë, kryesisht në Gjermani me 42 mijë sosh.

Çështja e fluturimit të tyre do të merret përsipër nga drejtues të kompanisë, edhe me mundësinë e rimbursimit.

Pilotët po kërkojnë kontrata të reja me paga më të larta dhe kushte më të mira pune. /tesheshi.com/

 

Related posts