Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

FIFA “kërcënon” Blatter dhe Platini: ktheni dy milion franga!

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) do të vazhdojë veprimet ligjore kundër Michael Platini dhe Sepp Blatter për të kthyer dy milion franga zvicerane që Platini mori, sipas FIFA-s në mënyrë të paligjshme në mandatin e Blatter.

Në vitin 2011, Platini mori para për shërbime këshilluese nga Presidenti i atëhershëm i FIFA-s, Blatter.

Pas një hetimi në 2015, të dy u pezulluan nga institucioni i futbollit.

“Administrata e FIFA-s duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm para autoriteteve kompetente zvicerane kundër Blatter dhe Platini për të shlyer dy milion franga që Blatter i pagoi padrejtësisht Platinisë, së bashku me interesin përkatës”, sipas një letre nga FIFA

Pezullimi 4-vjeçar i Platinisë përfundoi në tetor dhe ai mund të punojë përsëri në institucionin e futbollit, ndërsa Blatter pezullohet për gjashtë vjet. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts