FËRKIMET/ Presidenca rumune e BE-së, Bukureshti zemërohet me Juncker

Zyrtarët rumunë, të përballur me kritika se qeveria e tyre nuk është e përgatitur për udhëheqjen e presidencës së radhës të Bashkimit Evropian, theksaun se ata janë të përgatitur mirë dhe se ndarjet e brendshme politike në disa pjesë të vendit, janë një atmosferës normale parazgjedhore.

Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane, George Ciamba tha një grupi të korrespondentëve të Brukselit, të cilët ishin të ftuar në Bukuresht, me rastin e marrjes së presidencës së rradhës, se qeveria rumune është e përgatitur për presidencën, e kjo pasi Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Junck shprehu dyshime për këtë.

Vetëm dy ditë para marrjes së presidencës, Juncker ngriti shumë pluhur për këtë çështje gjatë komenteve të tij në gazetën gjermane Ëelt am Sonntag.

“Rumania është teknikisht e përgatitur mirë për presidencën gjashtë-mujore të BE-së, për shkak, ndër të tjera, të ndihmës efektive të KE-së. Megjithatë, unë mendoj se qeveria në Bukuresht nuk e ka kuptuar plotësisht se çfarë përfshin presidenca e shteteve anëtare të BE-së. Negociatorët e kujdesshëm duhet të jenë të gatshëm dëgjojnë të tjerët dhe të jenë të lënë interesat e tyre mënjanë. Këtu unë kam disa dyshime. Për më tepër, situata e brendshme në Rumani është e tillë që vendi mund të përcjellë unitet në Evropë, ndërkohë që duhet të jetë i bashkuar për të kërkuar pikërisht unitet në Union gjatë presidencës”, tha Juncker.

Por sipas Bukureshtit, nukka ndodhur kurrë më parë që një president i KE-së të kritikojë kështu kryesimin e radhës së BE-së.

“Në çdo shtet anëtar, kryesues apo jo, ka dallime politike dhe kjo nuk do të ndalet. Kjo nuk është vetëm në Rumani. Ne duhet të pranojmë faktin se zgjedhjet e afërta evropiane do të politizohen në të gjithë Evropën”, tha Ciamba.

Juncker, në kritikat e tij, i është referuar përçarjes dhe bashkëjetesës së vështirë mes Presidentit, pro-evropian Klaus Iohannis, i cili i takon qendrës së djathtë, si dhe kreut aktual të Partisë Social Demokrate që ka qeverinë, Liviu Dragnea.

Dragnea, në janar 2017 vendosi në krye të qeverisë Viorica Dancilu, që kritikët e quajtën “kukull të përsosur” të tij

Dragnea nuk mund të jetë kryeministër për shkak të ndalimit, sepse është i dënuar me musht për mashtrim dhe manipulim të votave. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts