Auto Dak
Auto Dak

FENOMENI/ Uria e tregut gjerman: ja si shpjegohen “ikjet” frenetike në Ballkan

Gjermania nuk mund të plotësojë dhe 1.2 milion vende të lira të punës, ndaj dhe vijon thirrjet për punëtorë të mirë e të aftë – tha të oremten Andrea Madler nga Ministria gjermane e Punës dhe Politikës Sociale.

Në një konferencë me titull “Ballkani Perëndimor dhe Ekonomia gjermane”, Medler tha që tregu gjerman i punës ishte plotësisht i zbrazur në rajone të caktuara.

“Ekonomia gjermane ka nevojë për punëtorë të aftë dhe për këtë arsye po hap tregun e punës jashtë BE”, tha Medler, me rastin e Aktit të ri të Emigracionit Profesional të Punës, i cili do të fillojë të zbatohet në 1 mars 2020.

Ky ligj, shtoi ai, është gjithashtu një sinjal politik që Gjermania është ende e hapur për migrantët nga e gjithë bota, sigurisht, ata që janë të kualifikuar.

Siç tha Medler, migrimi i aftë vlen për të gjitha profesionet, e jo vetëm për personelin me arsim të lartë.

Risia, shton ai, është se kualifikimi i njohur është një parakusht për migrimin e tregut të punës.

“Ata që sjellin një kualifikim jo-akademik duhet të dëshmojnë se kanë një arsimim profesional. Aty ku ai nuk ekziston, ne kemi zgjeruar mundësinë për të marrë kualifikime shtesë në Gjermani, të cilat më pas do të barazohen me kualifikimet vendase”, tha Madler.

Ajo deklaroi se ligji nuk shërben asgjë nëse procedurat e aplikimit të vizave janë të ndërlikuara dhe zgjasin shumë. “Kjo është arsyeja pse ne rregulluam proceset, përshpejtuam procesin për fuqinë punëtore të kualifikuar”, theksoi Medler.

Kjo uri e tregut gjerman ka provokuar ikje të shumta dhe nga vendet e Ballkanit, që më pas përdoren si karta dhe në luftën e brendshme politike, pa marrë parasysh faktorin e jashtëm, atë gjerman.

Fenomeni është i përhapur pothuajse në të gjithë vendet e Balllkanit, si dhe ato të Lindjes apo Europës Qendrore, pavarësisht zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit politik që mund të kenë.

Uria e tregut gjerman për fuqi punëtore nis të shfaqet 7 vite më parë, kur nis të japin frytet në ekonomi edhe reformat e Merkelit, të cilat nisën me ardhjen e saj në pushtet në mesin e viteve 2000. Pra, më shumë se arsye të brendshme politike, “ikjet” janë dhe për shkak të shndërrimit të Gjermanisë në “ofertë pune”, deri para pak vitesh pa këtë lloj urie. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts