FAMA/ Si e ktheu Muhamed Salah Egjiptin në hartën e botës

Muhamed Salah e ktheu edhe njëherë Egjiptin në hartën e botës. Kështu shprehet një i ri në një emision televiziv në Egjipt, dhe të gjithë duket se pajtohen me të.

Këpuca e tij e futbollit në Muzeun Britanik dhe nofka e tij si “mbret i Egjiptit” janë dëshmi se Salah është bërë ikonë për britanikët dhe egjiptianët.

Përmirësimi i imazhit në botë është bërë jetik për Egjiptin, pasi vendi u shkatërrua nga rënia ekonomike nga sundimi ushtarak.

Por Muhamed Salah-in e duan edhe për gjëra të tjera që nuk lidhen me talentin e tij të spikatur.

Ai është një praktikues musliman, që falë namaz, agjëron Ramazan, lexon librin e shenjtë, dhe e ka emëruar vajzën e tij me emrin Meka. Është bërë e njohur tashmë se Salah pas çdo goli bën përkuljen e famshme drejtuar Zotit, e që në mesin e muslimanëve njihet me emrin “sexhde”.

Imazhi i tij prej një muslimani të shoqërueshëm, tolerant dhe që rrezaton mirësi, nuk i sfidon vetëm stereotipet për arabët, por edhe inkurajon të gjithë dashamirët e futbollit që të gjykojnë më drejtë.

Edhe himni që i thurën tifozët e ekipit të tij – Livepool, bën thirrje uniteti, si “Edhe unë do të bëhem musliman” dhe “Muhamed Salah-u, dhuratë nga Allahu”.

Salah është bërë viral, si për shkak të golave, ashtu edhe për shkak të marrëdhënieve që ka ndërtuar me mbështetësit e tij të rinj, dhe madje ka pranuar që të këshilloj përmes një linje telefonike të rinjtë në Egjipt që të heqin dorë nga substancat narkotike.

Një deklaratë interesante ka ardhur edhe nga ish kapiteni i komëbtares së Egjiptit, Ahmed Hassan, i cili si me shaka deklaroi se asgjë nuk shkakton varësia nga droga, krahasuar me efektin e Muhamed Salah.

Pas punës së tij kundër drogës, shumë të rinj u ndjenë të sigurtë pranë këshillave të tij, dhe numri i atyre që kërkuan ndihmë u rrit.

Efekti viral i tij qarkullon në rrugët e Egjiptit, nga hurmat dhe ëmbëlsirat që mbajnë emrin e tij e deri te kafenetë e stërmbushura sa herë që ai luan  në fushë.

Nuk është çudi se ka pasur një fushatë të bujshme ku kërkohej që ai të bëhej president i Egjiptit.

Marrëdhënia e Salah me të rinjtë është unike: Ai përfaqëson shpresat dhe dëshirat e tyre si një model. Dhe përfundojmë me një deklaratë të fortë të një tifozi: Bëja “Search” Salah-it brenda vetes dhe do ta gjesh atë në secilin “folder”.  /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts