Evazion fiskal në Spanjë, Mourinho: më mirë gjobë se sa burg

Trajneri portugez Jose Mourinho ka pranuar një dënim njëvjeçar, të cilin ai pranoi ta konvertojë me  një gjobë, ku gjithashtu do i duhet të paguajë dhe gati dy milionë euro për shmangien e taksave, e kjo gjatë kohës që ushtroi detyrën e trajnerit të Realit në Spanjë.

Mourinho u gjykua sepse nuk i raportoi Administratës Tatimore të Spanjës të gjitha të ardhurat e fituara në 2011 dhe 2012 nga shitja e së drejtës për të përdorur emrin e tij.

Sipas një marrëveshjeje të bërë nga Mourinho, më Administratën Tatimore dhe Prokurorinë, dënimi njëvjeçar me burg u shndërrua në një gjobë prej 182,500 euro. Përveç kësaj shume, trajneri që vijon të jetë pa klub që nga dhjetori i vitit të kaluar kur u shkarkua nga Manchester United, duhet të paguajë edhe dy milionë euro gjobë.

Përveç Mourinhos, disa yje të futbollit janë dënuar për evazion fiskal në Spanjë, veçohen dhe dy yjet, Messi e Ronaldo. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts