Auto Dak
Auto Dak

“Euro 2020”: Kosova, fitore historike në transfertë ndaj Bullgarisë së Hristo Stojçkovit

Kosova ka arritur një fitore me vlerë historike, por dhe politike bashkë, pasi ka mundur 2-3 Bullgarinë në Sofje, në kuadër të eliminatoreve të “Euro 2020”. Ka qenë një ndeshje me ankth deri në fund, pasi dhe foli i triumfit u shënua në minutën e 93′. falë një goli në minutat shtesë.

Serinë e golave do ta hapte Milot Rashica në minutën e 14-të por kur u mendua se kosovarët do të shkonin me avantazh në pjesën e parë Popov barazon për bullgarët. Në pjesën e dytë, Dimitrov kaloi Bullgarinë në avantazh, por Vedat Muriqi ishte njeriu i barazpeshës së sërishme, duke e çuar rezultatin në 2-2.

Dhe kur u mendua se ky do të ishte barazimi i tretë radhazi i Kosovës në eleminatore, Elbasan Rashani shënoi në minutën e 90+3 të shtesës.

Pas kësaj fitoreje, Kosova lë mbrapa Bullgarinë dhe Malin e Zi e cila u humbi me Çekinë 3-0.

Kujtojme se Bullgaria, edhe pse prej vitesh jo në formën e duhur, ka gjurmët e saj në historinë e futbollit europian, e madje dhe atij botëror. Në mesin e viteve ’90, me emra si Hristo Stojçkov e Kostandinov, do eliminonte Gjermaninë në Botëror, e do ndalonte Francën të shkojë në Europian. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts