728 x 90 Leaderboard

Erdogan, letër Mbretit saudit: pse duhet të sillemi si vëllezër…

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka shfrytëzuar Ditën Kombëtare të Arabisë Saudite, për t’i përcjellë nje mesazh bashkëpunimi udhëheqësit saudit, Mbretit   Salman bin Abdul-Aziz.

Ankaraja dhe Riadi ndodhen në një moment jo aq vëllazëror nga pikëpamja e unitetit fetar, për shkak të pozicioneve të ndryshme në gjeopolitikat rajonale e globale, por Erdogan është përpjekur ta miklojë me “fjalë zemre” monarkun e njohur, pozita e të cilit në botën islame ka një peshë jo të vogël.

“Vëllai im i dashur, në emrin tim dhe në emër të popullit turk, ju përgëzoj ju dhe popullin e Arabisë Saudite për Ditën Kombëtare të vendit tuaj. Ju përcjell ndjenjat më të bukura që më dalin nga zemra”, i është drejtuar Erdogan, udhëheqësit saudit.

Më tej, në letër Erdogan i vë në dukje rëndësinë  e të qënit në një front përballë zhvillimeve globale.

“Bota islame po përballet me sfida serioze dhe se më shumë se kurrë, është e nevojshme paqja dhe stabiliteti, si dhe solidariteti emes vendeve mike të cilat kanë të njëjtin vizion.”

Në këtë kontekst, Erdogan ka përsërituar dëshirën unitet mes dy vendeve që janë lidershipi i botës islame: “për të vazhduar konsultimet dhe bashkëpunimin me Arabinë Saudite në të gjitha fushat në fazën e ardhshme, përmes mekanizmave të përbashkëta institucionale dhe vizita të vazhdueshme të ndërsjellta në nivelin më të lartë.”

Urimi i Presidentit turk përfundon me fjalët: “Me këtë rast dëshiroj për ju vëlla Selman, shëndet të mirë dhe vëllazëri, ju dhe çdo sauditi; paqe, begati dhe mirëqenie”

Arabia Saudite e ka 23 shtatorin si Ditën Kombëtare të Mbretërisë, sepse pikërisht në këtë ditë të vitit 1932, u shpall zyrtarisht unifikimi i Mbretërisë me dekret mbretëror të Mbretit Abdul-Aziz Ali Saud, dhe kur emri i vendit nga Mbretëria e Hixhazit dhe Nexhdit u ndryshua në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Mbretëria Saudite dhe Turqia trashëgojnë një rivalitet tradicional për pozitën e liderit në botën islame. Vitet e fundit kjo është theksuar më tej nga protagonizmi i fuqishëm në skenën botërore i Erdoganit, si pasojë e rifuqizimit ekonomik dhe politik të Turqisë, si dhe tendencave të ngjashme të shfaqura në familjen Mbretërore Saudite, nga Princi i Kurorës Mohamed bin Salman.

Dy vendet kanë një ftohje mes tyre për rastin e Katarit, ku ndërsa Saudia e ndjekur nga Egjipti, Emiratet dhe Bahreni i kanë bërë bllokadë vendit të vogël por mjaft të pasur të Gjirit, Turqia i ka dalë në krah. /tesheshi.com/     

 

Related posts