Auto Dak
Auto Dak

Erdogan: Dëboni lëvizjen gyleniste nga Shqipëria. Ju financojmë ne

Presidenti i Turqisë Recep Tayyp Erdogan i ka bërë thirrje Shqipërisë që të largojë lëvizjen gyleniste që vepron prej vitesh në vend, për të cilën Erdogan ka lëshuar fjalë të ashpra.

Duke folur nga perurimi i Xhamise se Namazgjase ka bere deklarata te forta, kunder atyre që i ka cilësuar “grupe terroriste” qe perdorin fene si ideologji te tyren, duke nënkuptuar kundërshtarët e tij të lëvizjes së drejtuar nga Fetullah Gylen.

Erdogan tha se në Turqi janë krijuar struktura paralele terroriste qe kercenojne shtetin turk dhe se kjo organizatë ka veprimtari edhe në Shqipëri. Ai tha se për këtë çështje ka diskutuar me Nishanin dhe Ramën dhe qëndrimi duhet të jetë i qartë.

“Ju jeni në dijeni që në vendin tonë po luftojmë kundër një strukture paralele që është krijuar. Ne e konsiderojmë zyrtarisht atë si një organizatë terroriste që kërcënon vendin tonë, popullin tonë. Luftën kundër kësaj organizate do ta vazhdojmë pa ndërprerje.

Unë e di që kjo strukturë ka veprimtarinë edhe në Shqipëri. Unë me vëllezërit e mi të vyer, zotin Nishani dhe zotin Rama e trajtova këtë çështje dhe kam bindjen që ata do të bëjnë atë që duhet.

Unë kam bindje e plotë se institucionet shqiptare nuk do të tolerojnë këtë organizatë dhe anëtarët e saj. Turqia me kryesinë e çështjeve fetare dhe me institucionet e tjera është e aftë të sigurojë të gjitha ato shërbime që kjo organizatë ka bërë këtu në Shqipëri.

Për këtë çështje duhet të jemi të qartë, duhet ta kemi të qartë”, ka deklaruar Erdogan. Ndërsa Presidenti Bujar Nishani tha se “Shqipëria është model i bashkëjetesës fetare”, gjatë fjalës së tij në çeljen e punimeve për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, për të cilën shteti turk ka akorduar një fond prej 30 milionë eurosh.

auto pjese dak

Related posts