Emri i ri i Maqedonisë, në Fletoren Zyrtare pa firmën e Ivanovit

Në Gazetës Zyrtare të Maqedonisë është njoftuar vendimi për ndryshimin e Kushtetutës me të cilën bëhet efektiv emri i vendit – Republika e Maqedonisë Veriore.

Vendimi është nënshkruar nga  kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe kryeministri Zoran Zaev, të cilët thënë se ky vendim nuk kërkon domosdoshmërisht nënshkrimin e presidentit Gjorge Ivanov, i cili është nga ata që  kundërshtuan ndryshimet kushtetuese.

Në Kushtetutë fjalët “Republika e Maqedonisë” zëvendësohen me fjalët “Republika e Maqedonisë Veriore”, ndërsa fjala “Maqedoni” zëvendësohet me “Maqedonia Veriore”.

Amendamenti 34 që konfirmon Republikën, respekton sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politike të vendeve fqinje.

Kuvendi maqedonas, të premten e kaluar votoi me shumicë vendimin për të ndryshuar emrin, si një detyrim i Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts