Auto Dak
Auto Dak

Emigracioni: si i këndohej në fillimet e viteve ’90-të ikjes së madhe

Shqipëria po përjeton një valë emigrimi të paprecedentë në të gjithë harkun kohor më afro 30 vjeçar të tranzicionit. Shenjat e para u dhanë aty nga viti 2015 për të patur një rrite viti pas viti, të nxitur dhe nga një psikozë kolektive e ikjes ushqyer nga dëshpërimi që përhapin rrjetet sociale.

Shqipëria e nis shembjen e regjimit komunit pikërisht me një ikje të madhe. Bëhet fjalë për hapjen e ambasadave në korrik ’90. Më pas do vinte marsi ‘91 me largimin nëpërmjet anijeve në Portin e Durrësit. Dhe po atë vit, pak muaj më vonë, në javën e parë të gushtit do të ndodhte ikja tjetër masive nga hapja e portit, ku simbol ishte tejmbushja e anijes Vlora.

Gjatë viteve që do pasonin, ikjet do ktheheshin në diçka normale, jo me në mënyrë masive, por që do ishin gjithsesi brenda një ekuilibri social. Megjithatë, edhe kjo shihej si një plagë në familje  e shoqëri, gjë u reflektua edhe tek krijimet artisitike, më saktë këngët në festivalë.

Do ishte ai i vitit 1991, kur treshja Mimoza Selimi, Dashnor Diko dhe Adhurim Demiri, do interpetonin këngën me titull “Na kujtoni”. Subjekti përmbante mesazhin që ju që ikët e po ikni, sido që të jetë mos e harroni tokën që ju lindi.

Dy vite më vonë, sërish një treshe e përëbërë nga Manjola Nallbani, Aleksandër Gjoka e Viktor Tahiraj, do fitonte çmimin e parë në festival me këngën “Pesha e fatit”. Subjekti: emigranti vuan largësinë nga familja, prindërit, të afërmit…

Ndërsa festivali i vitit 1995 do kishte dy këngë me temë emigrimin: “Një tren drejt lindjes” nga Manjolla Nallbani, si dhe “Telefonatë zemre” nga Françesk Radi dhe Mariza Ikonomi.

 

Por kujtojmë se dhe ne festivalet e kohës së komunizmit, ka patur një këngë kushtuar emigrimit, ose kurbetit ndryshe: “Nën kurorën e ullirit”. Subjekti ishte në përputhje me ideologjinë e kohës.

Në një prej vargjeve të refrenit thuhej se nuk do ktheheshin më ato vite kurbeti, pra kur vendi nuk udhëhiqej nga partia, e tashmë me këtë të fundit nuk kishte gjasa për kurbet. Siç është provuar ndodhi e kundërta.

Kurbeti u kthye sërish, duke provokuar këngë më tematikë të kundërt…/tesheshi.com/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Rripin e Gazës / Ushtria izraelite kapi një anije humanitare

  1. 08. 2018 në 09:57:00 AA

forcat detare izraelite gjatë natës kapi një anije me ndihma humanitare në kufirin me Rripin e Gazës të bllokuar, sipas ushtrisë së Izraelit të shtunën, sipas Agjencisë Anadolu (AA).

 

Në një deklaratë ushtria tha se anija ishte duke lundruar nga Evropa në Rripin e Gazës me qëllim për të thyer bllokadën detare që ishte vendosur në hyrje të Rripit të Gazës. Anija, e cila kryente ndihma humanitare, u krye në portin e Ashdodit.

 

Javën e kaluar, forcat izraelite zbuluar një anije humanitare që po afrohet në brigjet e Rripit të Gazës, e cila ishte pjesë e flotiljes së dy anijeve të organizuara nga “koalicioni i flotiljes së lirë”, me synimin për të thyer bllokadën 11 vjet gjatë të Rripit të Gazës.

 

Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA) deri në fund të vitit 2016, gati dy milionë banorë të Rripit të Gazës varej nga ndihma ndërkombëtare për të mbijetuar, ndërsa pothuajse gjysma e familjeve nuk kanë qasje në furnizimin me ushqime.

 

Për Koalicionin tetë vjet flotilje lirë “nis fushatën për të thyer bllokadën izraelite, e cila shkatërroi ekonominë e Gazës dhe e mohoi qytetarëve qasje në shumë ushqim bazë.

 

Më 31 maj 2010, komandot izraelitë vranë nëntë aktivistë turq në një konvoj të anijeve Mavi Marmara në ujërat ndërkombëtare. Konvoji ishte pjesë e Koalicionit të Flotileve të Lirë dhe udhëtoi për në Rripin e Gazës për të ofruar ndihmë humanitare.

auto pjese dak

Related posts