728 x 90 Leaderboard

EKSKLUZIVE/ Dokumenti i vitit 1991: si i larguan me shpejtësi bllokmenët nga vilat dhe në cilat apartamente u akomoduan…

Pak ditë pas rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës, gjithë familjet e Bllokut u larguan menjëherë nga vilat e tyre. Lagjja e famshme e bllokmenëve të regjimit komunist do të zbrazej pas shumë dekadash. Një dokument i datës 25 shkurt 1991, pra vetëm 5 ditë pas rrëzimit të shtatopes së diktatorit, dëshmon masat operacionale të këtij largimi dhe riakomodimin ne banesa të reja të familjeve bllokmene.

Dokumenti i hartuar në zyrat e kryeministrisë i adresohet Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe në të listohen emrat e gjithë bllokmenëve  në krah të të cilëve shënohet vila që duhet të lirojnë dhe apartamentet e reja ku do të akamodoheshin.

Mes tyre janë Spiro Koleka, Haki Toska, Xhaferr Spahiu, Hajredin Çeliku, Prokop Murra, Manush Myftiu, Themie Thomai, Pirro Kondi, Rita Marko, Vito Kapo, Qemal Lame, Lenka Çuko, Nexhmije Hoxha, Ilir Hoxha, Hekuran Isai, Sokol Hoxha, Sofokli Lazri, etj.

Veç kësaj listohen edhe një varg emrash, kryesisht artistë, të cilët po ashtu riakomodoheshin me atë rast në banesa të reja për shkak të lëvizjeve që po bënin në zonën e Bllokut.

Lista e të parëve është grupuar veç me shënimin “Lidhja 1” ndërsa kategoria e dytë në “Lidhja 2”. Më poshtë, sjellim ekskluzivisht të dy listat e hartuara me 25 shkurt 1991 nga Këshilli i Ministrave  për sistemimin e familjeve që banonin në bllok.

Dokumenti ruhet në AQSH, fondi arkivor i Këshillit të Ministrave. /tesheshi.com/

 

 

Related posts