Egjipti hap dy piramidat më të vjetra për vizitorët

Egjipti hap për vizitorët dy piramidat më të vjetra, të vendosura rreth 40 kilometra në jug të Kajros, për herë të parë që nga viti 1965.

Ministri i Antikave, Khaled El Anany tha se arkeologët gjetën në to një koleksion guri, balte dhe sarkofag prej druri, disa prej të cilave përmbajnë mumie.

Ai shtoi se u gjetën maska funerale prej druri dhe mjetet e prerjes së gurit, që datojnë që nga periudha e vonshme, domethënë 664 deri 332 vjet para epokës së re.

Në zonën e nekropolit të Dahshurit ekzistojnë piramidat që konsiderohen të jenë më të vjetrat. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts