E rrallë/Protestat e “orkestruara” të shqiptarëve: kur thuhej “Viva la Duce”

Në historinë e shkurtër politike të Shqipërisë, pak më shumë se 100 vjet shtet, shumë pak protesta civile mund të kenë lindur si rebelim real nga populli ndaj pushtetit; shumica e tyre kanë qenë të orkestruara nga politika, siç ndodh tani me protestën e opozitës.

Ndoshta mund të krenohemi me protestën e studentëve të Dhjetorit 1990, e cila lindi si rebelim i të rinjve ndaj dikaturës komuniste dhe mori me vete gjithë shoqërinë, por që për fat të keq në fund u instrumentalizua nga disa figura që u bënë politikanët e rinj të vendit.

Një foto e bërë në Tiranë në vitin 1940 kur Shqipëria ishte nën pushtimin fashist shihen protestues që mbajnë parrulla politike në mbështetje të Çamërisë dhe kundër Greqisë; por nga parrullat që mbajnë njerëzit në duart fare lehtë kuptohet se nuk ishte një protestë mirëfilli qytetare, por e dirigjuar nga italianët.

Në pankarta madje sulmohen dhe aleatët e kampit anti-fashist, pasi anglezët akuzoheshin si mbështetës të Greqisë. /tesheshi.com/