Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

E pazakontë: 40 çika Kosove me emrin Saranda, udhëtim drejt Sarandës së 40 shenjtorëve

40 vajza nga Kosova që gëzojnë emrin Saranda, janë nisur nga Prishtina drejt qytetit jugor bregdetar prej së cilit kanë marrë emrin. Udhëtimi i tyre përmban një simbolikë të veçantë, ku veç emrit ajo që i përbashkon është dhe numri 40. Saranda – ndryshe Santa Quranta – është emri mesjetar që përkthehet në “40 shenjëtorë”.

Ditë më parë, ato kanë qenë 15 vajza me emrin Saranda, të cilat kanë pirë kafe bashkë në Prishtinë dhe si duket aty është planifikuar gjithçka.

Të 40 vajzat me emra e njëjtë janë nisur për në qytetin e Sarandës në Shqipëri, ku pritet të mbahet një aktivitet për nder të 10-vjetorit të pavarësisë. Në grupin e Sarandave ka gazetare, studente, mësimdhënëse, zyrtare shtetërore etj.

Ndoshta kjo do të jetë iniciativa e parë e këtij lloji, pasi që një iniciativë e tillë mund t’i joshë për Vlorat, Beratat, Milotat, Gramozat etj që të marrin rrugë drejt qyteteve përkatëse. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts