Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

E (PA)PRITUR/ Tipike nga Trump: Shtëpia e Bardhë shpall fitoren mbi Corona-n

Administrata e Donald Trump shpall triumfalisht fitoren mbi pandeminë e koronavirusit, një javë para zgjedhjeve dhe në një kohë kur numri i të infektuarve po rritet në mënyrë drastike.

Zyra e Shkencës dhe Teknologjisë e Shtëpisë së Bardhë ka njoftuar se “pandemia COVID-19 po mbaron”, e cila është vendosur në krye të arritjeve që Presidenti Trump ka bërë deri më tani.

Njoftimi, i shkruar në një raport me 62 faqe, vjen në një kohë kur numrat rekord të njerëzve të infektuar po regjistrohen në Shtetet e Bashkuara.

Administrata Trump vlerësohet për “veprim të vendosur në angazhimin e shkencëtarëve dhe profesionistëve shëndetësorë nga akademia, industria dhe qeveria për të kuptuar, trajtuar dhe mposhtur sëmundjen”.

Kjo deklaratë e pabesueshme dhe plotësisht e pavërtetë është pjesë e përpjekjeve të Trump për të zbutur efektet e pandemisë disa ditë para zgjedhjeve.

Në dëm të simpatizantëve të tij

Ai vetë në tubimet parazgjedhore këto ditë, krejtësisht i pabazë, përsërit se si ka ardhur një pikë kthese në luftën kundër sëmundjes, në të njëjtën kohë duke akuzuar mediat për përhapjen e panikut dhe informacionit të rremë, si dhe duke u përqëndruar vetëm në infeksionin.

Ata që simpatizojnë Trump dhe që vijnë në tubimet e tij, besojnë në atë që është një e pavërtetë famëkeqe, sepse ata mbështesin gjithçka që Trump thotë ose bën, edhe nëse është në dëm të tyre.

Përkundër kësaj retorike optimiste të Shtëpisë së Bardhë, ekspertët mjekësorë paralajmërojnë se ndërsa afron dimri, kriza shëndetësore mund të bëhet më e rrezikshme dhe shkatërruese.

Vetëm javën e kaluar, u vendos një rekord i ri, tragjik me 83,000 infeksione të reja në një ditë, ose 70,000 mesatarisht në shtatë ditët e fundit, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Gati 45,000 njerëz të infektuar ndodhen në spitale.

Një muaj më parë, kishte rreth 30,000 njerëz në spitale.

Një deklaratë nga Zyra e Shkencës dhe Teknologjisë e Shtëpisë së Bardhë tha se “vetëm një pjesë e arritjeve të administratës Trump në favor të qytetarëve amerikanë janë theksuar”.

“Ne kemi arritur rezultate rekord dhe nën Presidentin Trump, shkenca dhe teknologjia do të vazhdojnë të na frymëzojnë, të na bashkojnë dhe të na çojnë drejt progresit më të madh.”

Lufta kundër shkencës dhe fakteve

Deklarata në vetvete nuk thoshte qartë se pandemia kishte mbaruar – tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar – “që arritjet në luftën kundër pandemisë do të theksoheshin”.

Që nga fillimi i pandemisë, Trump nuk ka qenë në luftë me virusin, por në luftë me shkencën dhe faktet.

Ai shpesh ka minimizuar kërcënimet shëndetësore, ka fajësuar Kinën dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për pandeminë, ka sulmuar ekspertët kryesorë të sëmundjeve infective, deri  dhe duke tallur me ata që mbanin maska ​​mbrojtëse. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts