E PAIMAGJINUESHME/ Rekord turpi në parlamentin shqiptar: PD, bojë me shiringë ndaj Ramës, në sy të Talat Xhaferit

Ka qenë tej çdo imagjinate ajo që ka ndodhur seancën e kësaj të enjteje në parlamentin shqiptar.

Në prani në Talat Xhaferit, shqiptarit që udhëheq Kuvendin maqedonas, në një seancë ku do të votohet Protokolli i anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në NATO, nr.2 i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, ka spërkatur me bojë kryeministrin Rama.

E ka bërë këtë, duke parë dhe foton, me anë të një shiringe, gjë që tregon se ka qenë një akt i planifikuar e aspak spontan. Pason kjo atë të goditjes me vezë të kryeministrit, nga deputeti tjetër demokrat Endri Hasa pak javë më parë.

Gjithçka ndodhi pas Rama i kërkoi ndjesë kryeparlamentarit Xhaferi, për një shkelje sipas tij të kodit të etikës nga ana e kreut të opozitës Basha, i cili fjalimin e tij për Maqedoninë Veriore në NATO e shndërroi në fjalim me akuza ndaj qeverisë. /tesheshi.com/  

 

 

auto pjese dak

Related posts