728 x 90 Leaderboard

E paimagjinueshme deri dje për një shqiptar: fieraku Ermal Meta triumfon në festivalin e Sanremo-s

Ka ndodhur ajo që nuk imagjinohej: një shqiptar ka triumfuar në festivalin e muzikës së lehtë në Itali-të, në të famshmin Sanremo.

Ermal Meta, kantautori nga Fieri ka dalë fitues së bashku me Fabrizio Moro-n, në një duet ku paraqitën këngën “Nuk më keni bërë asgjë”.

Kënga e Meta-Moro ka qenë më e pëlqyera si nga publiku ashtu edhe nga juria.

Festivali i sivjetshëm i Sanremos ka qenë me shifrat më rekord prej vitesh përsa i takon ndjekjes nga ekrani i RAI-t, televizionit publik italian.

Kënga pati një kalvar të vetin pasi në fillim u pezullua ngaqë autorët kishin paraqitur një material ku kishin vendosur një motiv nga një këngë e vjetër e tyre, duke u akuzuar për plagjaturë. Natën e dytë të festivalit nuk u këndua kënga.

Por në fund kjo akuzë ra dhe Meta u kthye në skenë duke fituar eventin që dikur e kishin ekskluzivitet vetëm big-ët e muzikës italiane dhe asnjë i huaj më parë. /tesheshi.com/

Related posts