E pabesueshme nga një operacion policor: raketë tokë-ajër në duart e ultrasve të Juventusit

Një hetim i kryer nga policia italiane, e cila u përqëndrua në grupet e krahut të djathtë të tifozerisë në Torino, veçanërisht në mesin e tifozëve të Juventusit, ka çuar në zbulimin e një arsenal armësh të ndryshme, mes tyre dhe një raketë tokë-ajër.

Të konsideruar si ekstremistë neo-nazistë, tre arrestime janë kryer për këtë rast, ku veçon Fabio Del Bergiola, ish-inspektor i policisë kufitare dhe një kandidat për Senatin në vitin 2001.

Operacioni nisi pasi flamuj nazistë dhe fashistë u gjetën në klubin e ultrasve fanatikë të Juventusit, të njohur si “Drughi”. /tesheshi.com/

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts