728 x 90 Leaderboard

“E mahnitshme dhe shumë e rrallë”

Zbulimi i një dreri të vogël i ngordhur në një pyll të Minesotës dy vjet më parë besohet të jetë rasti i parë i regjistruar ndonjëherë i një dreri me dy koka të bashkuara, duke arritur të lindin nga nëna e tyre.

Studimi u botua kohët e fundit në revistën shkencore “American Midland Naturalist” dhe është konsideruar nga hulumtuesit si një rast historik në radhët e kafshëve të egra me deformime të tilla.

“Nuk është përshkruar kurrë më parë”, tha Lou Cornicelli, bashkautor i studimit dhe menaxher kërkimor për kafshë të egra në Departamentin e Burimeve Natyrore të Minesotës, sipas Fox News.

“Ka disa raste të raportuara të fetuseve me dy koka, por asgjë nuk është dorëzuar konkretisht. Prandaj, kjo e bën këtë kaq të veçantë”, tha ai.

Një gjuetar kërpudhash bëri zbulimin rreth një milje nga Lumi Misisipi në Freeburg të Minesotës në maj 2016.

Gjahtari menjëherë lajmëroi Departamentin e Resurseve Natyrore të Minesotës.

Krijesa kishte dy koka të ndara me qafat e tyre dhe të bashkuara përgjatë shpinës.

Brenda trupit, ato kishin një mëlçi të përbashkët, shpretkë shtesë dhe traktet gastrointestinale, sipas Gino D’Angelo, studiues.

“Është e mahnitshme dhe shumë e rrallë”, thotë ekologu D’Angelo.

Binjakët e bashkuar janë më të zakonshëm tek kafshët shtëpiake, si delet dhe lopët, madje edhe kotelet, ndërsa tek kafshët e gra ndodhin shumë rrallë.

Nga vetëm 19 raste të binjakëzimeve tek kafshët e egra të regjistruara në literaturën shkencore midis viteve 1671 dhe 2006, vetëm 5 kanë qenë dre.

Tek dreri i bardhë, janë raportuar vetëm dy raste të tjera të binjakeve të bashkuara, fetuse që lindën të ngordhur para kohe. Shkaqet e sakta për binjakët e bashkuar janë të panjohura./tesheshi.com/

Related posts