728 x 90 Leaderboard

E dinit se krepat mund të bëhen edhe pa qumësht?

Krepat janë një nga ushqimet e preferuar të të gjithëve, por sidomos të fëmijëve. Fundjavat, në çdo stinë, janë më të përshtatshmet dhe ditët gjatë të cilave kemi më tepër kohë për t’i përgatitur.

Krepat, qofshin ato të përgatitura me qumësht apo në variantin që po ju sjellim më poashtë, mund të shoqërohen me përbërës të tjerë të ëmbël apo të kripur.

Fruta, reçelra të ndryshëm, djathëra, perime etj…Që t’i bëni në variantin më të shëndetshëm, mund të përdorni një lloj djathi të njomë që pëlqeni të shoqëruar me proshutë pule e perime të freskëta.

Nëse i pëlqeni të ëmbla, mund t’i shoqëroni me mjaltë dhe fruta.

Përbërësit:

2 gota miell

2 vezë

Fare pak kripë

Vaj ulliri, 2 lugë gjelle

Pak gjalp të shkrirë

Ujë aq sa duhet për ta bërë brumin kremos, jo shumë të trashë

Përziejini të gjithë përbërësit bashkë, punojini fort deri sat ë arrini strukturën e duhur të brumit të krepave. Piqini në një tigan që nuk ngjit, pa shtuar vaj apo gjalpë tjetër. /tesheshi.com/

Related posts