A e dini se cili është vendi që nuk mund të pushtohet kurrë dhe pse?

E keni menduar ndonjëherë se cili është vendi më i vështirë për t’u pushtuar?

Nëse po u përgjimeve ne. Vendi më i vështirë në botë për t’u pushtuar është  Zvicra.

Janë vargmalet e Zvicrës ato që kanë mbajtur për vite me radhë pushtuesit larg.

Në planin mbrojtës të miratuar që në shekullin e 19-të, Zvicra ka përdorur alpet si mënyrë për t’i bllokuar rrugën çdo pushtimi nga jashtë.

Plani përfshinte fortifikimin e rajonit alpin dhe ky plan vazhdoi edhe pas Luftës së Dytë Botërore pasi kërcënimi nga një pushtim i mundshëm nga sovjetikët ishte shumë i lartë.

Aktualisht Zvicra ka 150 mijë ushtarë aktivë, ndërsa nëse vendi pushtohet thuajse katër milionë qytetarë janë në gatishmëri për shërbim ushtarak.

Pra e thënë ndryshe të gjithë qytetarët janë të gatshëm për të luftuar kundër pushtueseve, gjithmonë nëse do të ketë një Luftë të Tretë Botërore./tesheshi.com/