728 x 90 Leaderboard

E dhëna turpëruese për argjentinasin: njihuni me diferencën dramatike Harry Kane – Leo Messi

Prej vitesh ekziston vetëm një dualitet për më të mirin e botës, Messi – Ronaldo. Tjetërkush nuk ndërfutet mes tyre. Ka një dominim të lehtë të Messit, nisur nga perceptimi i përgjithshëm, por treguesit e fushës nuk e favorizojnë përballë argjentinasit.

Tre Champions radhazi me Realin, duke mos njohur “pushime” përballë portës, si dhe një Europian me përfaqsuesen, janë shumë përballë një Messi që pothuajse me Argjentinën po rezulton një dështim katastrofik, madje unik në historinë e futbollit.

E së fundi, një tjetër tregues e bën argjentinasin e madh të Barçës por të vogël të kombit të tij, që të shfaqet si dështim. Ai përballë anglezit Harry Kane.

Për 125 minuta, bomberi Totenhemit ka shënuar 5 gola me fanellën e kombëtares angleze në këtë Botëror, ndërsa kaq Messi ka shënuar në katër pjesëmarrje Kupe Bote.

Harry Kanë tashmë kryeson listën e golëshënuesve të Botërorit i ndjekur nga Lukaku me katër. Pas tyre vjen Ronaldo po me katër. Ndërsa portugezi me anglezin bashkohen në 3-golëshin në një ndeshje, njëri të arritur me Spanjën, tjetri me Panamanë. /tesheshi.com/

 

 

 

 

Related posts