Auto Dak
Auto Dak

E çuditshme, trajneri i Real Madridit jeton në qendrën stërvitore

Rafael Benitez është i veçantë. Trajneri spanjoll i Real Madridit, jeton në qendrën ku përgatiten futbollistët e Real Madridit për ndeshjet kampionale. Një fakt të tillë e ka konfirmuar vetë Benitez, gjatë konferencës së zakonshme për media para ndeshjes me Malagan dhe kjo gjë nuk e pengon aspakt teknikun spanjoll, madje është një përparësi për të.

“Jam ketu në Valdebebas që heret në mëngjes dhe zakonisht jam i fundit që largohem. Jetoj këtu afer dhe familja ime është në Liverpool. Të fjeturit në Valdebebas është e lehtë. Të fjeturit në fushat stërvitore ka avantazhet e veta, si të zgjohesh herët dhe të fillosh punën menjëherë. Kështu që kjo është e mirë. Të fjeturit në Valdebebas nuk është diçka speciale. Më pëlqen për më tepër pasi kjo është puna ime. Nuk është ndonjë një problem”, përfundoi Benitez konferencën.

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts