728 x 90 Leaderboard

E bëjmë dot Shqipërinë si Lihtejshtajni? Si arriti minishteti me 40 mijë banorë në mrekullinë ekonomike…

Ti mund ta zhdëpësh Lihtenshtajnin në futboll, por në ekonomi i merr të keqen…

Lihtenshtajni, një minishtet prej vetëm 40,000 banorësh, që ndodhet midis Austrisë dhe Zvicrës, është një nga më të pasurit në botë.

Pavarësisht se është një vend shumë i vogël dhe me mungesë të burimeve natyrore, Lihtenshtajni ka evoluar në një ekonomi tejet të suksesshme.

Që nga mesi i shekullit të 20-të, Lihtenshtajni është shndërruar nga një tokë kryesisht bujqësore në një qendër biznesi global. Aty ekziston një ekonomi shumë të larmishme të dominuar nga sektori i shërbimeve me një numër të madh të kompanive të vogla dhe të mesme.

Dhe e gjitha kjo i dedikohet politikës së taksave. Domethënë, ky vend ka qenë një strehë e taksave  favorizuese për vite të tëra, gjë që ka tërhequr shumë kompani të huaja që të investojnë aty.

Taksat e ulëta, ku tatimi mbi fitimin është vetëm 12.5 për qind, si dhe regjistrimi i thjeshtë i kompanive, ka tërhequr shumë investitorë për të filluar një biznes në Lihtenshtajn dhe këto të ardhura tani përbëjnë rreth 30 për qind të buxhetit të shtetit.

Lihtenshtajni është në një bashkim doganor me Zvicrën dhe si monedhë përdoret franga zvicerane. Si një vend shumë i vogël pa burime natyrore, më shumë se 90 përqind e nevojave për energji zgjidhen nga importet.

Që nga viti 1995, Lihtenshtajni ka qenë anëtar i Zonës Ekonomike Evropiane dhe qeveria e tyre punon për të harmonizuar politikat ekonomike me vendet e  Bashkimit Evropian.

Është interesant se fakti më shumë se gjysma e fuqisë punëtore në Lihtenshtajn i përket tregut të vendeve fqinje – Zvicrës, Austrisë dhe Gjermanisë.

Që nga viti 2008, Lihtenshtajni ka qenë nën një presion në rritje, veçanërisht në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara, për shkak të mungesës së transparencës në sistemin e taksave dhe të sistemit bankar ose të sekretit të fortë bankar.

Pas kësaj, ata nënshkruan një sërë marrëveshjesh dypalëshe mbi shkëmbimin e të dhënave tatimore me vendet e tjera. Nga ky vit, Lihtenshtajni me Bashkimin Evropian automatikisht shkëmben informacion mbi llogaritë bankare.

Pasi më shumë se gjysma e fuqisë punëtore në Lihtenshtajn është në tregun e vendeve fqinje, numri i të punësuarve është i ngjashëm me atë të popullsisë dhe është rreth 38,000.

Papunësia është shumë e ulët – më pak se dy për qind.

Banorët e Lihtenshtajnit kanë një standard jetese shumë të lartë dhe me pagat më të larta në Evropë.

Paga mesatare, varësisht nga sektori, varion nga 3.500 në 9.000 franga zvicerane. /tesheshi.com/

 

 

Related posts