Auto Dak
Auto Dak

E BEFTË/ Basha i bashkohet “13 Tetorit” të Metës, “pranon” uljen me Ramën si kryeministër. Po injorimi ndërkombëtar?

Kreu demokrat Basha ka bërë një kthesë të papritur, duke pranuar idenë e presidentit Meta për zgjedhjet të trefishta më 13 tetor: Lokale, Parlamentare dhe Presidenciale.

Ka ndodhur kjo pas një takimi të beftë mes tij dhe Metës në Presidencë në orët e para të kësaj të hëne, duke u koordinuar kështu plotësisht opozita PD-LSI me kreun e shtetit, të akuzuar rregullisht nga mazhoranca si lider i kamufluar i aksionit të dyshes Basha-Kryemadhi me djegie mandatesh, bojkot zgjedhjesh, e dalje në rrugë.

“Duke vlerësuar maksimalisht qëndrimin e presidentit, i kam bërë të ditur se zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë për njerëzit dhe jo për partitë dhe aq më pak për oligarkët. Në këtë funksion opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’u garantuar shqiptarëve të drejtën e votës”, tha Basha.

“Kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike përmes zgjedhje të parakohshme parlamentare, lokale dhe siç është shprehur politikisht edhe përmes zgjedhjeve të reja presidenciale, që nënkupton ndryshime kushtetuese”, shtoi kreu demokrat.

E ndërkohë, ai nuk ka përmendur kushtin bazë që e ka nxjerrë në rrugë dhe që e ka detyruar që të braktis çdo lloj pushteti që posedonte opozita: ikjen me patjetër të Ramës dhe realizimin pa të të çdo procesi zgjedhor.

Nga ana tjetër, ideja e Metës për zgjedhje të trefishta në një ditë jo vetëm është injoruar tërësisht nga mazhoranca, por dhe ndërkombëtarët kanë bërë “veshin të shurdhët” ndaj saj, duke mos e marrë kurrë në shqyrtim apo artikuluar qoftë dhe duke e kundërshtuar.

Çdo të bëhet më tej? Marrja prej opozitës e tezës presidenciale të 13 tetorit me tre zgjedhje, e ka shtuar më shumë konfuzitetin.

Sido-sido, kjo e detyron PD-LSI që ta pranojë Ramën si negociator në tavolinë, nëse dëshuron ky i fundit, ose nëse i “jep leje” Perëndimi.  /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts