Dridhjet e Merkelit, në CDU diskutohet largimi i saj “para kohe”

Dridhjet shqetësuese të kancelares Merkel, kanë bërë që në në radhët e partisë së saj CDU, të ketë zëra që kërkojnë tërheqjen e saj para vitit 2021.

Të mërkurën, për herë të tretë Merkel u pa të dridhej në pritjen e kryeministrit finlandez. E një ditë më pas, duke thyer protokollin, ajo u ul në ceremoninë e pritjes së jryeministrit danez në Berlin.

Pavarësisht këmbënguljes së Merkel se ndihet mirë, CDU tashmë po diskuton se kur ajo duhet të “heqë dorë nga partia” për t’ja lënë drejtimin pasardhëses Annegret Kramp-Karrenbauer, raporton Reuters.

Merkel ka njoftuar më parë se ajo nuk do të kandidojë pas skadimit të mandatit aktual.

Në dhjetor të vitit të kaluar, ajo ia dorëzoi postin e presidentit të CDU-së, Annegreti Kramp-Karrenbauer.

Reuters shton se Merkel nuk ka ndonjë histori të rëndë sëmundjeje, por është nën presionin e mediave për të qenë më të hapur për shëndetin e saj. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts