Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Dr.Pipero, sqarim “të paduruarve” te dera e Infektivit: nuk kemi se ç’fshehim!

Ditë pasi pati një komunikim të acaruar me familjarë të të shtruarve me COVID në Infektiv, të cilët nuk lejohen të hyjnë aty, Dr. Pëllumb Pipero tha se mjekët nuk kanë çfarë fsheshin, porse padurimi tipik shqiptar po ngrinte krye në këtë rast.

“Informacioni duhet të jetë i zyrtarizuar, të lidhet me fasha oraresh, ka vend për përmirësim, por informacion ka dhe kjo nuk diskutohet. Pasi të gjithë kanë mundësi të komunikojnë me telefona celular. Mungesë transparence nuk ka harrojeni, pasi nuk kemi se çfarë të fshehim.

Por duhet të keni një gjë në konsideratë, shqiptarët janë të paduruar në gjithçka, edhe për të marrë informacion. Ka shumë ngarkesë, jo në çdo kohë mjeku është. Ndaj duhet mirëkuptim dypalësh”, tha Dr.Pipero në një intervistë për TCH. Sa i përket situatës, ai paralajmëroi se ajo mund të përkëqësohet.

“Situata edhe mund të agravohet, shifrat mund të bëhen edhe më të mëdha. Ne duhet të jemi të përgatitur se virusi i gripit stinor ngjan si dy pika uji me covid, dhe kapacitetet do jenë në vështirësi”, argumentoi Dr,Pipero.

Në gjykimin e tij, gjithçka varet nga të rinjtë, nga ndëergjegjësimi i tyre.

“Do kërkonim mirëkuptimin e qytetarëve veçanërisht e rininë që nuk është e bindur se virusi ekziston. Unë s’dua kurrë që ata të sëmuren por ato mund t’ua çojnë virusin familjarëve”. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts