Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Dr. Kalo vetëlargohet nga Komiteti COVID: Kështu na përçau politika!

Mjeku i njohur Tritan Kalo vendosi të lërë pjesëmarrjen në Komitetin Teknik COVID, duke pretenduar se po largohej prej atyre nga politika, që sipas tij, arriti të përçajë edhe bluzat e bardha.

“Më 31 janar 2020 është krijuar nga MShMS një Komitet prej 11 ekspertësh për Mirëmenaxhimin e Epidemisë së “Sars-Cov2/Covid-19, në të cilin kam dhënë edhe unë kontributin tim modest si mjek, sepse jam i vetmi që nuk jam drejtues ose funksionar nga të gjithë anëtarët e tij”, shkruan Dr. Kalo, në kujtesë të asaj se si u gjend në Komitetin e Ekspertëve.

Por siç shkruan atij, në stilin e tij edhe me shkujdesje gjuhësore, “si kurdoherë edhe kësaj here ‘pordhpolitika’ e bëri të mundur t’i përçajë mjekët në qëndrimet dhe në kontributin e tyre, për t’u përballur me këtë ‘flamë mbarëbotërore’.

“Kemi ekzistencën e njëkohëshme të tre Komiteteve zyrtare apo jo: 1- atë të Qeverisë aktuale, 2- atë të Presidencës/LSI-së dhe 3- atë të Partisë Demokratike, ose Opozitës në një term më të gjërë….Në një kohë kur duhet bashkëveprim tej përkatësive partiake, ne mjekët jemi të vendosur në tre llogore…turp dhe shkuar turpit…Nuk e imagjinoja kurrë se karriera dhe makutëria do të mbrinte në një pikë të tillë, që edhe përballë një sfide ekzistencialiste kombëtare do të ishim të ndarë në ‘tre stane’, shkruan ndër të tjera Dr. Kalo. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts