Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

DORËSHTRIRJA/ Rama me donatorët, paralele mes negociatave dhe tërmetit: ju lutem na ndihmoni!

Në një fjalim të mbajtur në Konferencën e Donatorëve në Bruksel, bëri një ndërlidhje mes tërmetit dhe negociatave, duke u vënë atyre një shenjë barazimi në përjetimin negativ.

“Në fund të 2019, ndërkohë që viti solli dy ditë të këqija për vendin tim, le të shënojë 2020 një vit rindërtimi, solidaritet e shprese. Besoj fort se interesi është i ndërsjellë ashtu si e ardhmja e BE dhe e Ballkanit Perëndimor”, tha Rama, duke vijuar në të njëjtën linjë kur tha se “drejt 2019 dhe në vigjilje të 2020, dy plagë të mëdha u hapën, njëra fizike dhe tjetra politike duke lënë miliona shqiptarë të tronditur.

Plaga fizike është arsyeja pse jemi këtu, por edhe tronditja e 18 tetorit kur nuk u hapën negociatat. Tërmeti që kaluam nuk ishte më vdekjeprurësi në botë, por jemi të vegjël”, tha i pari i qeverisë shqiptare.

Para dhjetra pjesëmarrësve në konferencë, Rama renditi papojat dhe bëri të ditur shifrën që do duhej për rehabilitim.

Të vdekurit janë varrosur, por duhet të shikojmë nga e ardhmja. 17 mijë familje kanë mbetur pa ndërtesa. Raporti tregon se na duhen 1 mld euro për të ndrequr dëmin.

Për një vend si i imi, që kemi 13.5 mld euro PBB  dhe na duhet të përballemi me 6.4% të PBB-së sonë. Nuk e bëjmë dot vetëm, na mungojnë paratë dhe koha dhe jam këtu me një kërkesë, ju lutem na ndihmoni me grante dhe hua të përballueshme për të rindërtuar shtëpitë.

Përgjigjuini vuajtjes sonë me bujarinë tuaj!”, tha Rama.

Ai hodhi paralele dhe mes tërmetit në Shqipëri e Brexit-it, kur iu drejtua pjesëmarrësve me fjalët: “Ju patët vet tërmetin tuaj së fundi me Bexit dhe unë isha kaq i trishtuar.

Sa e çuditshme ishte që unë duke ardhur nga një vend që kërkon kaq dëshpërimisht të jetë pjesë e BE, sheh Britaninë që largohet.

Sa i lumtur do të isha që flamuri shqiptar të zëvendësonte flamurin e Britanisë, megjithatë nuk do iu them ‘ju lutem bëjeni’, nuk është kaq e thjeshtë. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts